Mes bombardimeve ruse ushtari shpëton foshnjën

Një ushtar ukrainas ka arritur të shpëtojë një foshnje mes bombardimeve ruse. Fotoja ka qarkulluar në të gjithë botën, ndërsa një urë është shkatërruar.
Derisa numri i viktimave civile është ende i paqartë, agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se mbi milion njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Qyteti i parë ukrainas që u pushtua ishte Herson.

Raketat ruse synojnë gjithashtu kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Harkiv, derisa një kolonë masive e blinduar që i afrohet Kievit vazhdon të jetë e bllokuar në rrugë, ndërsa pentagoni thotë se është 25 km larg nga qendra e kryeqytetit.

Trupat ruse kanë kapur gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhja, më i madhi në Evropë, pasi e kanë granatuar për orë të tëra të premten.

SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë duke pasur mbështetjen edhe të vendeve të tjera aleate./TCH