Analisti Mersel Bilalli ka kritikuar akademik Abdylmenaf Bexhetin pasi ky i fundit nuk u pajtua me akademiken Katica Qullavkova, e cila në një intervistë në një media maqedonase ka thënë se e Akademia e Shkencave Maqedonase duhet të jetë vetëm e maqedonasve dhe se shqiptarët duhet të themelojnë Akademinë e tretë (pas asaj në Shqipëri dhe Kosovë) ku më pas reagoi akademik Bexheti duke thënë se “nëse s’na duan në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve ta bëjmë akademinë tonë menjëherë!”.
Pas kësaj deklarate Analisti Mersel Bilalli ka hedhur kritika të ashpëra kundër Bexhetit duke ia çuar selamin që mos të kritikojë në rrjetet sociale e në anën tjetër mearrin shuma të mëdha parash nga Akademia. Sipas tij gjëja më e vogël e e atyre që kritikojnë është të tërhqien nga Akademia Maqedonase.
“Akademikët shqiptarë(të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve), nuk mund të amnistohen me deklarata të tipit se nuk pajtohen me deklaratat apo projektet e tilla(mendohet për idetë antievropiane). Ata duhet të pushojnë që të kundërvihen ose kritikojnë, gjersa qëndrojnë komodë brenda dhe marrin paushall të majmë. Tërheqja është gjëja më e vogël që mund të bëjnë para se të thonë diçka që fjala e tyre të ketë peshë. Këso paraqitjesh të lira populiste i pamë edhe kur ishte botuar “Enciklopedia” famoze. Dhe, kurrkujt kurrgjë!” ka shkruar Bilalli në kolumën e tij të fundit në Plus Info.