Merret vendimi ndaj Adem Grabovcit, ja me sa vite burg dënohet

Autoritetet e drejtësisë kanë marrë vendimin ndaj ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në çështjen penale kundër Adem Grabovcit dhe të tjerëve. Mësohet se ish-deputeti është dënuar prej 1 vit e 2 muaj burgim me kusht.

Adem Grabovci G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve.