Merko: Kam humbur 30 kilogramë nga koronavirusi (VIDEO)

Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko gjatë kohë ishte i shtrirë në spital si pasojë e Kovid 19. Ai tashmë dy javë është në shtëpi, kurse sot ka qenë për kontroll në Klinikën në Shkup.
Në një deklaratë për Kanal5 Merkoa ka rrëfyer betejën e vështirë që ka zhvilluar me virusin e rrezikshëm. Para se të sëmuret ka qenë me peshë 110 kilogramë, kurse tani ka rënë në 80 kilogramë, transmeton gazeta Lajm.

Merko thotë se gjithçka ka filluar me simptoma të lehta, por pas 10 ditëve ka përfunduar në klinikë.
Ai nuk është i sigurt nëse është infektuar në një dasëm ku ka qenë, ose gjatë takimeve me qytetarët, por apelon që të respketohen masat dhe të barten me çdo kusht maska.