Merko: Është lehtë të prishet, vështirë është të ndërtohet

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko sqaroi se platformat në Liqenin e Ohrit në Strugë janë legale dhe se ata nuk janë prishur, por vullnetarisht janë hequr me pëlqimin e pronarëve.
Merko vazhdon të thotë se në Strugë nuk ka ndërtime pa leje, ndërsa për platformat thotë se duhet të gjendet zgjidhje për shkak se, siç thotë ai, janë investuar shumë para dhe më e lehta është prishja.

“Nuk kemi objekte të rrënuara, por vullnetarisht hiqen platformat. Ata janë e vetmja ‘ofertë’ për turizmin në Struga dhe në Ohër. Kërkojmë si t’i zgjedhim këto punë, për shkak se është lehtë të prishet”, tha Merko.
Ai thotë se ka kërkuar nga Qeveria dhe pret plan për Strugën.

“Duhet të ulemi me koncesionerët e tashëm për shkak se kanë investuar para, duhet të bëhet vlerësimi dhe të shihet si është gjendja. Dikush ka lejuar të ketë ndërtime të tilla dhe tani për një natë t’i rrënojmë. Është lehtë të prishet, e vëshirë është të ndërtohet”, tha Merko.
Kreu i Komunës së Strugës tha duhet të ketë bisedime me qytetarët, ekologët dhe institucionet dhe se këto platforma kanë dokumentacion që nga viti 2010 nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.