Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar një valë të tretë koronavirusi nëse njerëzit nuk ndjekin masat paraprake, pasi rastet po rriten në të gjithë Evropën.
“Ne duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm këtë dimër. Përndryshe ne do të shkojmë menjëherë në valën tjetër”, tha ajo. Merkel po ashtu theksoi se ky dimër është një sfidë që duhet ta kalojnë të gjithë së bashku.
“Ne duhet t’i kalojmë bashkë këto muaj të dimrit”, tha ajo.
Gjermania ka gjithsej 1 067 473 raste të konfirmuara dhe 16 636 vdekje nga koronavirusi, sipas Institutit Robert Koch, qendra gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.