Merkel e quan “të gabuar” ligjin hungarez për LGBTQ

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual) për fëmijët është i “gabuar”.
“Në bazë të asaj se si unë e kuptoj politikën, ky ligj është i gabueshëm”, tha Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të parlamentit në lidhje me këtë çështje.

Sipas Merkelit, ligji “ndikon në lirinë e arsimit dhe në aspektin politik ajo e kundërshton atë”.
Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
Ligji zbatohet edhe për reklamat.
Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar ligjin duke e quajtur atë një “turp” që është në kundërshtim me vlerat e BE-së.

Udhëheqësja evropiane tha se ligji “qartë diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual”.
“Unë do të përdor kompetencat e komisionit për të siguruar që të garantohen të drejtat e të gjithë qytetarëve të BE-së”, ka thënë von der Leyen.
Pesëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kanë shprehur “shqetësimin e tyre” për ligjin anti-LGBTQ të Hungarisë.
Budapesti thotë se përmes këtij ligji po i mbron fëmijët.