Moderatori Meriton Mjekqi mes lotësh ka rrëfyer për jetën e tij personale dhe djalin 5 vjeçar, të cilin tha se nuk e ka parë tash e një kohë.
Meritoni zbuloi arsyen prekëse pse ai ndodhet në formatin e Big Brother dhe e cila lidhet me djalin e tij. Meritoni tha se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi dhe në Big Brother ka hyrë për të.
Ai tha se në rast se fiton çmimin e madh, gjysmën do ta ndajë për djalin dhe për fëmijët me autizëm.
Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është një prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja që kam ardhë në këtë shtëpi, që nëse fitoj gjysmën do t’i ndajë për djalin dhe fëmijët e tjerë me autizëm. Është 5 vjeç dhe ka problem në të folur e detaje të tjera”, tha Meritoni mes lotësh.
Ai i kërkoi publikisht ish-bashkëshortes që të lënë anash problemet e kaluara dhe të jetë edhe ai i pranishëm në jetën e djalit.
Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë du me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër në jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”, tha Meritoni gjatë spektaklit