Merita Koxhaxhiku: Përvojën time në arsim tani do ta investoj në Kuvend

Pas 42 viteve duhet të kaloj nga tempulli i dijes në tempullin e demokracisë. Gjithmonë me bindjen se përvojën dhe energjinë që e kam investuar në arsim, tani do të kem mundësi ta investoj në Kuvend për arsim.

Jeta ime dhe arsimi janë si mish e thua. Jam krenare që isha pjesë e një ekipi të mësimdhënësve që punonin në harmoni për të mirën e shoqërisë, gjithmonë duke u kujdesur që të funksionojë sa më mirë raporti shkollë-prind-nxënës.

Jam krenare dhe falënderuese që isha pjesë e këtij ekipit që vetëm në vitin e fundit arriti të:

*rinovon shkollën përmes grantit në vlerë prej 3.9 milionë denarë në bashkëpunim me USAID-in, duke përmirësuar dukshëm kushtet në shkollën tonë.
*zyrtarizon emrin e Shkollës Fillore Komunale “Imri Elezi”
*fiton 4 projekte në Erasmus+, duke krijuar bashkëpunim me 15 shkolla evropiane nga Spanja, Portugalia, Estonia, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania, Kroacia, Greqia dhe Turqia.

Jam krenare dhe falënderuese për prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle, për të cilët çdo ditë dëgjoj se janë shndërruar në shembuj suksesi brenda dhe jashtë vendit.

Uroj që mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, sa më shpejt të takohen ashtu si i takon, në bankat shkollore!

Mirupafshim në ditë akoma më të mira!, ka shkruar në facebook deputetja e BDI-së Merita Koxhaxhiku.