Mërgimtarit i kthehet zarfi me votë që e dërgoi në adresë të KQZ-së


Për çdo proces zgjedhor diaspora është mjaft aktive me votim.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit votuar mijëra mërgimtarë, por votimi me postë solli edhe ankesa të shumta.

Një qytetar ka shpërndarë një fotografi në Facebook, ku ka bërë të dikur se vota e tij e dërguar me postë është kthyer.
“Nuk është hapur zarfi i dërguar në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, është kthyer vota ime”, ka shkruan ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë, ku janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime.
Ndërkohë që zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se janë pranuar rreth 53 mijë e 600 zarfe të ardhura nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit