Mërgimtari vjen nga Zvicra për pushime, rregullon lagjen ku jeton (VIDEO)

Diaspora kosovare nuk po kontribojnë vetëm financiarisht për vendin e tyre. Ata shfrytëzojnë pushimet për të rregulluar vendlindjen e tyre dhe rrugët e fshatrave prej nga vijnë.

Një kontribut të tillë e jep edhe Adnan Mahalla, i cili tash e një kohë të gjatë jeton e vepron në Zvicër. Ai thotë për KTV se në vendlindje vjen disa herë gjatë një viti.
E, kësaj here, bashkë me shokun nga lagjja e tij, i cili po ashtu jeton në mërgim, vendosën ta rregullojnë një pjesë të rrugicës ku dikur kishin jetuar.

Adnani thotë se këtu nuk do të ndalet, e investimet për lagjen e tij do të vazhdojnë.
E Milaim Goca ka vetëm 3 vjet që kur shkoi në Gjermani për ta vazhduar pjesën tjetër të jetës atje.
Por, sa herë që vjen në vendlindje, koha e pushimit i shkon duke shëtitur e më shumë edhe duke punuar.