Një mërgimtar nga SHBA, që u lind dhe kaloi fëmijërinë në Kosovë, po thotë se nuk kanë të drejtë morale të votojnë të gjithë bashkatdhetarët e tij që s’e paguajnë asnjë cent taksë për Qeverinë e Kosovës.
Ai përmes një reagimi ka thënë se shumica prej tyre jetojnë në vendet e zhvilluara europiane dhe amerikane, prandaj s’duhet vendosur se kush do të qeverisë në një vend të varfër.
“Jam lindur në Kosovë, prandaj jam edhe qytetar i këtij vendi. Që prej se mbaj një pasaportë të këtij vendi, unë mund të votoj për të gjitha zgjedhjet. U shpërngula në SHBA para se të rritesha dhe të isha i aftë për punë që të paguaj ndonjë taksë për qeverinë”, ka shkruar ai.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një përqindje e konsiderueshme e votuesve të regjistruar për zgjedhjet e ardhshme banojnë jashtë Kosovës (shumica jetojnë në vendet e zhvilluara të BE-së dhe SHBA-së) dhe nuk paguajnë asnjë cent për Qeverinë e Kosovës. Paga minimale në Kosovë është më pak se 500 euro në muaj”.
“Është e moralshme për mua që të vendos se kush do të udhëheqë vendin e varfër të cilit s’ia kam dhënë asnjë cent taksë dhe s’e kam vizituar për një dekadë?
Madje, ai ka cituar edhe një thënie që përdoret në SHBA.
“Ne në SHBA i themi jo përfaqësimit pa paguar taksa”.