Mërgimtari që erdhi të votojë për VV-në: Lamtumirë Kosovë, Albin tani është në dorën tënde

Shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në shtetet perëndimore, erdhën për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas kryerjes së obligimit, një ditë pas zgjedhjeve ata kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Një qytetar i cili kishte ardhur në Kosovë për ta votuar Kurtin, ka shkruar në Facebook duke iu drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Lamtumirë Kosovë… Albin…na thirre…erdhëm dhe bëmë atë që mundemi…Tani është në dorën tënde”, ka shkruar ai.