Mërgimtari paralajmëron Valon Sylën: Ishalla nuk më bjen në dorë se…

Një mërgimtar nga Gjermania ka thënë se jeta atje është shumë e vështirë, pa marrë parasysh se dikush mund të thotë se është e lehtë.
Ai ka komentuar edhe deklaratat e gazetarit Valon Syla, duke thënë “ishalla nuk më bjen në dorë”.
“Ai gërnaqi, qysh e pat emrin, Valon Syla, desha ta përshëndes. Ishalla nuk më bjen në dorë kurrë se shoh”, është shprehur ai në ATV.

Në pyetjen e gazetares se çka nënkupton kjo deklaratë, ai u shpreh:
“Çka po folë ai është shumë e teprume, unë nuk kuptoj se qysh mund ta thirrin dikush në emision, kur ai nuk ka as kulturë e as shkollë me dalë në emision. Ai mundet me dalë me folë për veten e vet ose për dikë tjetër që e njeh, e jo për neve”, u shpreh ai.

Gazetari Valon Syla gjatë vitit të kaluar ishte sulmuar nga një mërgimtar, duke marrë shkas nga disa deklarata të tij për diasporën.