Në një aksident trafiku që ka ndodhur pranë qytetit Mihajllovac në Serbi një person ka humbur jetën. Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 6:30 në autostradën Nish-Beograd, kur një veturë tipit “BMW” ka goditur gardhin mbrojtës.
Sipas informacioneve të para një grua ka ndërruar jetë e cila ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit.
Pa Censurë mëson se familja që ka pësuar aksident është nga fshati Radiovcë i Tetovës.
Drejtuesit të automjetit sipas mediave serbe i është caktuar paraburgim, ndërsa fëmija ka mbetur i palënduar. Pa Censurë