Mërgimtari nga Italia: Kam ardhur enkas për të dëgjuar Bregoviçin

Nën sigurinë e shumë forcave policore, muzikanti Goran Bregoviq performoi më 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë. Gjatë koncertit u hodh g*az lo*tsjellës dhe disa persona u shoqëruan në polici. Pjesëmarrja e Bregoviqit në koncert ishte kundërshtuar paraprakisht në Kosovë dhe Shqipëri.
“Si duket gaz lo*tsjellës, na do*gjën sytë, frymëmarrja. Nuk e pamë. këtu u ndodhëm dhe u farmakosëm”, tha Ermira Niçi, njëra prej të prekurave nga gati lotsjellës.

Pjesëmarrësit në koncert thanë se e shijuan performancën e Bregoviçit.
“Kam ardhur enkas nga Milano për ta dëgjuar sepse e kam parë edhe një herë një koncert të tij shumë vite përpara në Milano dhe është super muzikant”, tha Jusuf Beshiri, mërgimtar nga Italia.

“Është shumë bukur, shumë argëtuese. Po kënaqemi, është shumë mirë. Erdhëm për Bregoviçin”, tha Gjorgjia Karageraki.
Koncerti u nis me këngën “Kosovska” ndërsa përfundoi me këngën “Kallashnikov”.