Mërgimtari merr rrugën nga Gjermania për në Kosovë, i ndodh e papritura në Serbi

Mori rrugën nga Gjermania për në Kosovë, për të kaluar festat e fundvitit bashkë me familjen e tij. Por, mërgimtarit i ndodhi e papritura në Serbi.

Ai në një postim në rrjetet sociale tregoi që mbrëmë pas mesnate, rreth orës 00:30 në Serbi, afër 20 km pa hyrë në Kosovë, iu dëmtuan gomat e veturës.

Siç thotë ai, disa serb kanë vendos disa gurë me armatura në rrugë dhe të njëjtat i kanë mbuluar me borë.

Kështu, ka dëmtuar gomat bashkë me felge, ku për pasojë ka paguar 150 euro për transport deri në Merdare.

Deshta tju tregoi qa me ka ndodh prom. Tuj ardh ne Kosove rreth ores 00:30 isha ne Serbi, afersisht 20 km pa hy ne Kosove ( Merdare ) ku disa Serb i kan qit disa gur me armatur ne rrug dhe te mbulume me bore. ( nuk u vrejke mire) dhe e prisha Gomen me gjith Felge. Pas 2 minutave ka ardh Policia dhe ju thash qe po du me thirr ADAC me thaten Jo me thirr, na ta thirrim Schlepwagen. Deshta mi ba disa foto te gureve dhe armaturave. Nuk me kan Leju ( ma banen hyn ne Kerr dhe mos bon foto te vendit ) kan shku dhe i kan largu gurt dhe armaturat i kan qit ne skaj te rruges. Mas aferisht 5 minutave ka ardh Schlepi ku mi murr per 20 km 150 euro deri ne Merdare. Nuk me kan lan me pas zgjidhje tjeter. I falenderoj Policin e Kosoves qe kan ba ni pun shum tmir dhe me kan ndihmu ne at ore. Ju apeloj te gjitheve Ruhuni, sepse nuk eshte hera e par qe ndodhin ksi sende“, ka thënë ai.