Mërgimtarët shpenzojnë për pushime, kursejnë për dhëmbë (Video)


Stomatologët në Kosovë gjatë verës po del të kenë goxha më shumë punë se stinëve tjera.

Numri më i madh i pacientëve janë mërgimtarë, derisa çmimet shumë më të ulëta se në vendet ku jetojnë janë shkak i kësaj situate.

“Për shkak të çmimeve të cilat këtu janë më të volitshme edhe shërbimet janë në nivel të duhur. Në Gjermani rregullimi i një dhëmbi kushton nga 700 euro e më shumë”, ka thënë pacienti nga Gjermania për Klan Kosova.

Njëri nga stomatologët në Prishtinë thotë se gjatë sezonit të verës iu shtohet puna dhe se ata rrallë herë shkojnë në pushime në këtë kohë.

“Në muajt korrik dhe gusht kemi punë më shumë dhe ekziston dallimi me muajt e tjerë”, thotë stomatologu.