Mërgimtarët po presin deri në 8 orë në pikat kufitare Serbi – Hungari dhe Serbi – Kroaci

Mërgimtarë të shumtë erdhën në Kosovë në prag të festës së Fitër Bajramit.
Por sot kur shumë prej tyre po kthehen në vendet të cilët jetojnë nëpër Evropë, po përballen me kolona të gjata.
Në disa pamje të publikuara së fundi nga kosovarë të cilët po kthehen në Evropë, shihet se kolonë tejet e gjatë është pikërisht në pikën kufitare Serbi-Hungari.

Madje sipas disa qytetarëve që janë në këtë pikë thuhet se pritja po zgjatë deri në 8 orë.
E ngjashëm situata duket se është edhe në kufiri Serbi-Kroaci. Në një fotografi të realizuar pak më parë nga një prej mërgimtarëve, shihet se kolona është tejet e gjatë.