Mërgimtarët në Zvicër nuk e dinë se kur është shpallur pavarësia e Kosovës

Disa mërgimtarë në Zvicër nuk ia kanë haberin se kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.
Emisionet e dashurisë janë bërë ‘trend’ tek shqiptarët dhe ka interesim të madh nga ana e publikut për t’i përcjellë.

Shumë herë, këto emisione janë pre e kritikave për përmbajtjen që ia servojnë publikut, e cila nuk është aspak e përshtatshme për shikuesit.
Edhe diaspora në Zvicër është bërë me emision të dashurisë, bëhet fjalë për emisionin “My love story”.
Në puntantën e radhës të këtij emisioni, konkurrentve iu bënë disa pyetje për të kuptuar se sa dinë për Kosovën.

Por, disa prej vajzave nuk e kishin idenë se me cilën datë është shpallur pavarësia e Kosovës, duke dhënë kështu disa opsione.
“Më 2007”, thotë njëra, kur u pyet.
“Send s’kam lidhje me Kosovë”, përgjigjet tjetra.

Ndërsa, njëra konkurrente thotë se e di vetëm se është shpallur në vitin 2008, por nuk e di datën dhe muajin.
Por, krejt në fund, njëra nga konkurrentet edhe pse në mëdyshje, përgjigjet saktë, duke thënë “Më duket 17 shkurt”.
Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 2:43 deri më 3:07, për t’i parë përgjigjet e mërgimtareve.