Mërgimtarët lënë vendlindjen/ Zgjedhin Hak Bus për t’u kthyer në vendet e tyre të punës

Mesi i muajit gusht po sjell fundin e pushimeve për bashkëatdhetarët tanë që punojnë e veprojnë në vendet perendimore. Nga Tetova e rrethina vetëm këtë fundjavë kanë dalë shumëmërgimtarë. Nga agjencioni turistik “HAK BUS” i konfirmojnë numrat duke bërë me dije se nëpërmjet tyre për në Gjermani dhe anasjelltas janë nisur shumë autobusë.

Të premten dhe të shtunën nëpërmjet agjencionit tonë për në Gjermani kanë udhëtuar më shumë se 600 mërgimtarë. Ne nuk jemi mësuar kurrë të themi jo. Ne vazhdimisht kërkojmë zgjidhje, zhvillojmë strategji, respektojmë afatet tona dhe ne jemi gjithmonë në rrugë. Flota jonë e autobusave është gjithmonë plotë e përplotë me udhëtar deri në destinacionin përfundimtar. Nga HAK BUS thonë se janë një agjension i sigurt dhe se gjëja primare e tyre është siguria e udhëtarëve. “Ne mundohemi që të jemi të sakt e të sigurt dhe t’i ruajmë udhëtarët tanë, ti sjellim në vendlindje të sigurt dhe i kthejmë në mërgim të sigurt”, thonë nga Agjensia “HAK BUS”.

Në ndërkohë javët në vazhdim pritet të largohen edhe pjesa e mbetur e mërgimtarëve të cilët i kanë vazhduar pushimet edhe për disa ditë. Nga agjencioni turistik “HAK BUS” sigurojnë se të gjithë do të kthehen shëndoshë e mirë.
“Siguria, qetësia, dhe komoditeti ka emrin “HAK BUS”. Ata që udhëtojnë me ne, e kanë parë punën tonë. Edhe në kohë pandemie po bëjmë maksimumin që udhëtarëve tonë tu ofrojmë komoditetin e duhur dhe sigurinë gjatë udhëtimeve”
Javët në vazhdim pritet që të përfundojë fluksi i madh i mërgimtarëve pasi që në Evropë fillon mësimi në shkolla.