Mercedesi prezanton E-Classin e ri, me super teknologji

Mercedesi të martën e ka publikuar versionin e ri të E-Classit. Përveç pamjes brilante që e ka jashtë, Mercedesi E-Class W214 ka një teknologji shumë të avancuar për ekranet dhe pajisjet që janë brenda saj.

Versioni i prezantuar sot është pak më i madh sesa versioni i fundit W213.

Shumica e ndryshimeve janë brenda kabinës së veturës. Ka ekrane të jashtëzakonshme. Veçoria e re është se ky version i Mercedesit do të ketë kamerë te ekranet me të cilën ju mund të bëni selfie, të shfletoni video të TikTokut dhe të merrni pjesë në një video-konferencë.

Nuk do të ketë versione E-Class Coupe dhe Convertible.

Varësisht prej modeleve, është edhe fuqia e motorit.

E-Class W214 nuk pritet të jetë në treg deri në vitin 2024.

Çmimi i tij do të bëhet i ditur më vonë, bashkë me detaje të tjera të rëndësishme.

Në një hulumtim të revistës Top Gear më herët, Mercedesi E-Class ishte vetura më e popullarizuar te shqiptarët.