Mëngjesin e sotëm policia ka intervenuar para ministrisë së shëndetësisë, një person e ka pritur ministrin Filipçe

Sigurimi i ministrisë së shëndetësisë mëngjesin e sotëm ka thirrur policinë për shkak se një qytetar i shqetësuar në shkallët e ndërtesës me zë të lartë ka kërkuar që të takohet me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri ka deklaruar se ai nuk ka qenë i sulmuar nga personi por se ka pasur një shqetësim dhe ka kërkuar ndihmë nga ai.

MPB njoftoi se mëngjesin e sot në orën 07.15 është denoncuar në polici se një person po qëndron tek shkallët e ministrisë. Është konstatuar se bëhet fjalë për A.A (1987). Personi me vete nuk ka patur armë. Personi është takuar me ministrin kanë biseduar dhe më pas është larguar, qëndron në raportin policor.