Menduh Thaqi uron Albin Kurtin

Kryetari I PDSH-së, Menduh Thaçi I ka dërguar një Telegram urimi i Kryeministrit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

“Zgjedhja juaj si kryeministër dëshmoi edhe njëherë se Republika e Kosovës ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike, andaj në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare ju urojmë suksese në detyrën e re. Shprehim bindje se me zgjedhjen tuaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike të shtetit të Kosovës drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njëkohësisht, popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie ekonomike” – thuhet në urimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçit drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.