Menduh Thaçi: U ndava me Ziadin Selën sepse e luta në një kafe në Veleshtë: Mos ju merr pare njerëzve, tha janë BDI (VIDEO)

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sonte në emsionin në TV21 ka folur për ndarjen me Ziadin Selën kur ai ishte kryetar i Strugës si kuadër i PDSh-së ku më pas formoi partinë e tij Reforma-PDSH. Thaçi thotë se është ndarë nga Sela shkaku se ai ju ka marrë para njerëzve.

“Shkova në Veleshtë dhe e takova në një kafe jashtë fshatit dhe aty kisha një dëshmitar i thash të lus mos ju merr pare njerëzve tha janë BDI. Thash ska rëndësi nëse vazhdon unë do të distancohem nga ti dhe ti do të jesh në telashe të mëdha dhe tani është në shumë telashe.” tha – Thaçi.