Menduh Thaçi: “Ramazani një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë”

Telegram urimi i kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi për muajin e shenjtë të Ramazanit;

Të nderuar qytetarë,
Në vigjilje të muajit të Ramazanit, populli jonë ballafaqohet me një situatë të jashtëzakonshme. Besoj që ky është një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë me skamnorët e me ata të cilët kanë telashe. Kam bindje të plotë se bashkërisht do të dalim prej kësaj situate.

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtijë muaji të shenjtë të jenë të pranuara, si dhe t’ju sjellë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja.
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit.
Me respekt,
Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare