Menduh Thaçi pëson aksident komunikacioni

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dje pasdite ka pësuar aksident rrugor në afërsi të aeroportit të Ohrit, konfirmojnë për Portalb.mk nga Sektori i Punëve të Brendshme – Ohër, gjithashtu edhe nga partia e kanë konfirmuar informatën për Plusinfo.

Vetura me të cilin është vozitur Thaçi nga vozitësi, ka dalë nga rruga dhe deri tani nuk dihen shkaqet se pse ka dalë nga rruga.

Nga partia kanë thënë se Thaçi është mirë dhe se ka marrë lëndime të lehta në këmbë si dhe nuk ka pasur për intervenim mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur dje pasdite kur lideri i PDSH-së është kthyer nga vizita që ishte në Tiranë ku u takua me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta./PC