Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se nesër nuk do të vijë në Shkup.
Kësisoj, ai ka zbuluar se edhe nuk do të votojë për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
Në prononcim Thaçi ka potencuar se “nuk do të votojë për ministrat e Ziadin Selës”.
“Unë nesër nuk vij dhe nuk votoj ministrat e Selës”, tha Thaçi.
Kujtojmë se Sela pati krijuar fraksion brenda PDSH-së, si shenjë pakënaqësie ndaj politikave të Thaçit me emrin Lidhja për Reforma në PDSH, i cili më pas kaloi në subjekt politik me emrin Aleanca për Shqiptarët./TV21