Menduh Thaçi: Nëse Fronti Europian nuk e fiton shumicën në zgjedhje, do të ketë konflikt

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin shprehet se VMRO-DPMNE-ja e Mickoskit nuk do të arrijë të krijojë qeveri pas zgjedhjeve parlamentare edhe nëse do të fitojl 62 deputetë e vetme pa shqiptarët. Nga ana tjetër, nëse partitë e të ashtuquajturit Front Evropian, ku mund të jenë LSDM, BDI, ASH e PDSH, nuk arrijnë të marrin shumicën e deputetëtve, sipas Thaçit, mund të ketë konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

” Unë dua sonte të jem i kujdesshëm, mos ta them atë fjalë. Konflikt. Konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve! Sigurisht. A vërtet mendon Mickoski apo ‘deep state’-i maqedonas se ne jemi aq të lënë pas dore. Shihni se çka ndodh për 33 mijë serbë në veriun e Kosovës. Sa bisedime, sa dialog, sa kompetenca, sa zajednica?. Po ne jemi 800-900 mijë këtu. Pse, a me të vërtetë mendojnë se ashtu do të luajnë me ne?! Nuk ka shanca. As nuk dua ta shtyj mendjen andej. Vërtet kompromisi jonë historik i kësaj elite politike të shqiptarëve, me gjitha të mirat dhe të këqijat e veta, duke filluar prej Rugovës e deri sot, është bërë vetëm për shkak se ne na kanë bindur se do të jemi përfundimisht pjesë e civilizimit perëndimor. Dhe ne e kemi ulur kokën. I pranojmë këto kompromise. Pranojmë kështu malltretimesh. Përndryshe nuk ka kuptim. ne jemi 800-900 mijë këtu, në Kosovë nuk ka as, në krejt veriun e krejt Kosovën as 70 mijë serbë, dhe të mendojë dikush se neve na ka mbështetur për muri, jo mua se unë nuk e kam kapacitetin e fjalorit kërcënues politik, por flas realitetin. Në çka do ta detyrojnë faktorin politik shqiptar, në çfarë hapash? Hapa të cilat çojnë drejt zajednicave, autonomisë, ju lutem, në Ballkan jemi, shumë afër, or unë mendoj se nuk do të vijë te ajo”, tha Menduh Thaçi./KlanMacedonia