Menduh Thaçi Kosova drejt proceseve euro-integruese

“Përgëzoj Kuvendin dhe popullin e Kosovës në zgjedhjen e znj. Vjosa Osmani Presidente me ç’rast edhe rrumbullaksimin e formimit të institucioneve shtetërore – thuhet në urimin e Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

“Nuk dyshoj që znj. Vjosa Osmani do të angazhohet në ruajtjen e vlerave demokratike, sovranitetin dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj Presidenten duke besuar që figura e saj në institucionin më të lartë shtetëror do ta udhëheqë Kosovën drejt proceseve euro-integruese dhe do të sigurojë që vendi të udhëhiqet në bazë të parimeve kushtetuese të vendit” – thuhet në urimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçit.

https://www.facebook.com/pdsh.info/posts/5175927645815851