Kreu i PDSh-së Menduh Thaçi në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini ka kritikuar platformën e rivalit të tij Ali Ahmeti për integrim pa një plan të qartë për shqiptarët.
Ai ka thënë më pas se thirrja e Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar, përveç që është e parealizueshme, problemi qëndron edhe te fakti se kjo prirje pa u shoqëruar me disa kushte për pozicionin e shqiptarëve si etni, bartë me vete rrezikun e asimilimit.
Menduh Thaçi, për dallim nga rivali i tij Ali Ahmeti, ai në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoni po garon me platformën për zëvendëskryeministër të Maqedonisë.