Menduh Thaçi: Besoj te ndërtimi i Korridorit 8

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin “Click Plus” foli edhe për ndërtimin e Korridorit 8 që lidh gati gjithë Maqedoninë perëndimore.

Ai thotë se beson te realizimi i këtij projekti për shkak se prapa këtij projekti qëndron kompani amerikane.

“Më pëlqeu gurrëthemeli i Korridorit 8. Nuk isha i pranishëm, por besoj në të. Kur më pyesin nëse besoj, unë them po. Besoj shumë kur do të shoh se firma që ndërton është amerikane. Besoj kur shoh se aty e pranishme është edhe ambasadorje amerikane”, u shpreh Thaçi.

Thaçi po ashtu u shpreh i zhgënjyer nga politikat e VMRO-DPMNE-së të cilat janë kundër shqiptarëve dhe për këtë shkak ata kundërshtojnë ndërtimin e Korridorit 8 dhe ndryshimet kushtetuese.