Gjermania po planifikon të mobilizojë 12 mijë ushtarë deri për Krishtlindje për të ndihmuar në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Sipas gazetës vendase “Der Spiegel”, forcat e armatosura do të ndihmojnë spitalet, fushatën e vaksinimit dhe testimit si dhe gjurmimin.Pak më herë kancelarja Merkel, ndonëse në ditët e fundit të detyrës së saj përsëriti sërish thirrjen drejtuar qytetarëve gjermanë që të vijojnë të vaksinohen me shpejtësi.
“Javë të vështira kemi përpara. Të jemi të kujdesshëm të mbrojmë veten dhe të tjerët që të shpëtojmë vendin tonë. Vaksinohuni”, thuhej mes të tjerash në apelin e Merkel.