Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Bashkisë së Shkodrës, njofton Bilall Kasami.
Duke synuar nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën social- ekonomike, turizmit, mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe sportit, sot, në sallën e Këshillit Komunal së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, mikun tim Bardh Spahia nënshkruajtëm Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Bashkisë së Shkodrës. 🇦🇱
Duke vlerësuar rëndësinë e promovimit të territorit, përmes zhvillimit të aktiviteteve social ekonomike, turizmit, kulturës dhe sportit si dhe duke marr në konsideratë historinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndër viteve ndërmjet Tetovës dhe Shkodrës në fusha të ndryshme të veprimtarive ekonomike, jetës artistike kulturore, turizmit dhe sportit, ne synojmë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve me interes të përbashkët në fushat e lartëpërmendura.
Pas kësaj, bashkë me mikun tim vizituam konakun e “Familjes Palloshi” si dhe “Urën e Kazazëve” duke u njohur për nga afër me historinë e Tetovës.
ps. Sonte bashkë me Bardhin do të jemi në sheshin “Iliria” për të ndjekur nga afër koncertin “Festojmë në Vendlindje” dedikuar “NATËS SHKODRANE” me mysafir special Mirush Kabashin!