Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar anëtarët dhe përkrahësit e partisë së tij me rastin e 22 vjetorit të themelimit.
Krasniqi tha se për 22 vjet, Partia Demokratike e Kosovës ka bartur mbi vete përgjegjësitë më të mëdha politike për të forcuar demokracinë tonë, shtetin tonë dhe partneritetin me aleatët tanë.
Ai shtoi se ky përvjetor ëshë ndryshe në mungesë të dy themeluesve të partisë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
“Në shënimin e këtij përvjetori, Partia Demokratike e Kosovës është e lënduar, pasi që themeluesit dhe drejtuesit e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për herë të parë nuk janë në mesin tonë për ta shënuar këtë datë”, tha Krasniqi.