Memishi: Shumë shpejt do të kemi Qeveri të re, ja cilat do të jenë tri prioritet e saja

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Elmedin Memishi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vendi shumë shpejt do të ketë shumicë të re parlamentare. Më tej sipas Memishit, qeveria e re do të ketë tri prioritete kryesore: Luftimin e Covid-19, rimëkëmbjen ekonomike si dhe procesin integrues.
Ja postimi i plotë;

“Po bëhen 1 muaj që nga përfundimi i një procesi zgjedhor demokratik dhe i pari në kushte pandemie. Zotimi gjatë fushatës ishte lu*ftimi i virusit, rimëkëmbja ekonomike dhe procesi integrues. Zvarritjeve një mujore (që janë shumë në kohë pandemie) siç duket po iu vije fundi, shumë shpejt pritet të kemi shumicë të re parlamentare dhe formim të institucionëve kredibile në shërbim të qytetarëve. Pas formimit të qeverisë, nënkuptohet që do të kemi edhe parlament funskional për dallim nga koha e pandemisë dhe karantinës, ku vendi funksionte me Qeveri Teknike, jo gjysëm funksionale por as çerek funskionale.

Prioritetet e Qeverisë do të jenë: Covid-19 (marrja e masave në kohë për parandalim të përhapjes së virusit) përmirësimi i Ekonomisë vendore (kujdesi ndaj qytetarëve, kujdesi për të ruajtur njerzit vendet e punës) si dhe procesi integrues. Prandaj nuk do të hyj në atë se kush duhet të formojë qeveri, atë verdikt e dha populli më 15 korrik dhe normalisht se duhet respektuar!”