Kandidati per kryetar komune të Tearcës nga Besa, Daut Memishi ka shpalosur prioritetet e tij për Tearcës. Ai ka komentuar edhe fillimin e punimeve të kanalizimit, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë projekt dhe se kjo bëhet vetëm për fushatë. Më tej ai ka thënë se qytetarët kanë shumë ankesa. “Cdo qytetar i Tearcës ka kërkesë të vetme, kanalizimet, pastërtin dhe ujin e pijshëm. Partia që ka qeverisuar disa mandate nuk ka arritur ta bëj këtë gjë dhe ne premtojmë se do të bëjmë më të mirë për qytetarë”, deklaroi Memishi.
Ballina Lajmi i Dites Memishi i Besës: “Qytetarët duan pastërti, ujë dhe kanalizime, ja projektet tona”