Memeti: Masa kufizuese në Pollog dhe Strugë (VIDEO)


Instituti i Shëndetit Publik mbi bazën e masave kufizuese ka dërguar dy epidemiolog, një në Tetovë dhe një në Strugë. Kjo sipas drejtorit të Institutit është bërë me qëllim që dy rajonet Pollogu dhe Struga të rrezikuara nga CoVid-19 të kenë më të lehtë menaxhimin mjekësor dhe institucional me pandeminë. Ai shton se qytetarët duhet t’i respektojnë masat shtrënguese të Qeverisë si mënyrë e vetme për të luftuar në mënyrë efikase virusin. Deri tani janë bërë 7.000 teste për CoVid-19, 5.000 prej të cilave nga Instituti i Shëndetit Publik./alsat