Memeti: Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk do të diskutoj për heqjen e masave kufizuese në kufi për shtetet e rajonit

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjatë fundjavës nuk do të diskutoj për heqjen e masave kufizuese në kufi për shtetet e rajonit, tha Shaban Memeti, drejtor i Institucionit për Shëndet Publik njëherazi edhe anëtarë i Komisionit për Sëmundje Infektive.

-Nuk është e vërtetë, nuk kemi diskutuar asnjë gjë nuk e di prej nga vjen ajo. Nuk është situata për të diskutuar për kufijtë, as në Kosovë nuk është situata as në Serbi as në Mal të Zi,- tha Shaban Memeti, anëtarë i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse./TV21