Memedi nga AlternAtivA: Të kthehet roli mbikëqyrës i Kuvendit

Deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi, në një prononcim dhënë për emisionin “Euronews Albania”, ka folur në lidhje me situatën aktuale në vend dhe thirrjen për mbledhjen e Kuvendit.

Rexhep Memedi nga AlternAtivA tha se: “Në këtë kohë pandemie duhet të kthehet roli mbikëqyrës i Kuvendit republikan. Kjo nuk është vetëm normë kushtetuese, por këtë e kërkojnë edhe dokumentet e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venedikut” tha Rexhepi. Ai shtoi se Kuvendi në këtë kohë pandemie duhet të ketë rol mbikëqyrës edhe mbi punët e qeverisë.