Lideri i RDK, Vesel Memedi ka komentuar protestën e ASH-AAA dhe pretendimet e tyre për vjedhje votash.
– Kur partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE pranon rezultatin zgjedhor dhe nuk bën asnjë protestë për parregullësi,
– Kur të gjitha proceset janë rrumbullaksuar dhe nuk lejohet që proceset të kthehen mbrapsht,
– Kur shqiptarët kanë vendosur shumë më herrët se kush do ti përfaqësoj, dhe se nuk tolerohen dy përfaqësues,
– Kur koha e nxitjes së shqiptarëve nga qarqe të ndryshme destruktive ka përfunduar,
– Kur një reagim të tillë nuk e kërkon asnjë organizatë institucionale dhe partiake,ndërsa ju sërisht dilni në protesta kundër shqiptarëve,
– Atëherë nuk mund të konkludohet asgjë tjetër përpos se këta njerëz janë në shërbim të individëve djall!