Prej disa ditësh Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak pranë Uashingtonit.
Së fundmi ka qenë bashkëshortja e Trump e cila ka postuar një foto të veçantë të Trump duke dhënë edhe një mesazh të fortë.
“Asgjë nuk mund ta ndalojë atë të punojë për popullin amerikan.” shkruan Melania Trump, krahas fotos së Donald Trump, ku ky i fundit duket duke shfletuar disa dokumente.
Kujtojmë se më para ishte vetë presidenti Trump i cili tha se ndihet “shumë më mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti”, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.