Melania Trump mban çantën më të shtrenjtë në botë


Melania Trump është mjaft e njohur për shpenzimet në gardëroba të shtrenjta, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë të trendit më të fundit.

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së e martë është parë me një aksesor, çmimi i së cilës është mjaft i lartë, rreth 12 mijë dollarë.

Gjatë një takimi zyrtar të saj, Melania është parë duke mbajtur një çantë të markës ‘Hermes Birkin’, që cilësohet si më të shtrenjtat në botë.

Çantat ‘Birkin’ morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, ndërsa tani po konsiderohen si më luksozet.

50-vjeçarja mund të jetë tani zonja e parë e Shteteve Të Bashkuara, por para se të jetë pjesë e politikës, ajo ishte e njohur për një karrierë të suksesshme në modeling.