Donald Trump ka mbetur vetëm. Edhe bashkëshortja, Melania, pasi i ka bërë presion që ai të bënte një deklaratë publike në të cilën të pranonte humbjen, ka filluar të përgatisë valixhet.
Do të lërë Shtëpinë e Bardhë, për tu kthyer në apartamentin e saj luksoz në kullën Trump, por ka zëra që do të lërë edhe manjatin pas 16 vitesh në krah të tij. Sipas burimeve të mirëinformuara, Melania duket se ka gati dokumentat e divorcit dhe po numëron minutat që e ndajnë nga liria. Pas fitores së Biden, pret vetëm daljen nga skena të Donald Trump dhe më pas do të braktisë bashkëshortin me të cilin ka 26 vite diferencë.
Një ish-asistente e presidentit amerikan, Omarosa Maigault Newman, autore e librit Unhinged, është e bindur: Nëse Melania do ta bënte këtë ndërsa ai ishte ende në detyrë, Trump do të gjente një mënyrë për ta ndeshkuar. Sidoqoftë, zonja Trump, ka pretenduar gjithnjë se ka një marrëdhënie të bukur me të shoqin, pavarësisht se të dy ata flenë prej kohësh në dhoma të ndara dhe pavarësisht se ajo ka patur gjithnjë një sjellje të ftohtë ndaj tij.
Në anën tjetër, Trump ka deklaruar gjithnjë se nuk grindet kurrë me të shoqen. Para se të zhvendosej në Shtëpinë e Bardhë, Melania kishte negociuar me zgjuarsi një marrëveshje pas martesore që do t’i garantonte të birit, Barron, një pjesë të perandorisë Trump në rast divorci.