Meksikë/ Shembet skena gjatë një tubimi politik, nëntë të vdekur, mes tyre një fëmijë! 50 të tjerë të plagosur

Të paktën nëntë persona, përfshirë dhe një fëmijë kanë vdekur ndërsa 50 të tjerë janë plagosur pasi një pjesë e një skene u shemb gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës.

Incidenti ndodhi teksa kandidati presidencial i qendrës së majtë Jorge Alvarez Maynez po mbante një fjalim në qytetin e San Pedro Garza Garcia, pranë Monterrey-t.

Shembja u shkaktua nga një erë e fuqishme, shkruan BBC.