Meksikë, jetë brenda një gjarpri

Në Huares të Meksikës mund të qëndroni në një kompleks shumë të veçantë, që ka formën e një gjarpri gjigant. Për 409 dollarë në natë, mund të rehatoheni në barkun e zvarranikut. Ata që kanë qëndruar aty, kanë mbetur të kënaqur. Përveç dhomave me hapësirë, rezidenca ofron edhe një shpellë për të eksploruar, disa kopshte shumëngjyrëshe dhe liqene përreth. Kompleksi përbëhet nga 10 apartamente, të vendosura në pjesën e pasme të gjarprit.