Meksikani porositi një telefon përmes internetit: Pasi e hapi pakon, ftoi policinë


Një meksikan, së fundmi porositi një telefon të ri në internet, duke mos ditur se do të përfundonte në polici.

Pakoja arriti me postë të hënën e kaluar dhe nëna e tij e solli në shtëpi dhe e vendosi në tryezën e kuzhinës.

Pak kohë më vonë, djali arriti në shtëpi dhe hapi me padurim pakon. Në vend të një telefoni, ai gjeti një pamje që e tmerroi, raporton nypost.
Brenda kutisë ishte një granatë dore gati për të shpërthyer! Ai në panik thirri policinë, e cila rrethoi zonën përreth shtëpisë dhe e çaktivizoi pajisjen e rrezikshme. (https://www.plu68.com/)

Për momentin nuk dihet se kush e ka dërguar bombën dhe besohet se ajo ka përfunduar gabimisht në duart e një të riu.