Deri në Pa Censurë:
DENONCIM!
Të nderuara media elektronike, të nderuara portale, në qendrën për kulturë “Ilo Anteski-Smok”-Tetovë, janë hapur dy konkurse punësimi:
1.Konkurs i brendshëm i shpallur më datë 28.12.2020, për avancimin e tre nëpunësve, administrativ dhe një nëpunës në sferën e kulturës (dhënës i shërbimit), nga të cilët, tre me fakultet të kryer dhe një avancim me shkollë të mesme;
2.Konkurs publik për vend pune udhëheqës sektori në administratë (në agjencionin për administratë) dhe dhënës shërbimi në kulturë (kustos) në agjencionin për punësim i shpallur më 30.12.2020.
Në të dy konkurset e lartëshënuara (me të dhënat e kërkuara), drejtori i qendrës për kulturë nuk ka respektuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse tekstet e shpalljeve për konkurse janë vetëm në gjuhën maqedone, njësi rajonale kjo me shumicë shqiptare.
Lindin pyetjet karshi drejtorit “shqiptarë”:
•A i pengon përdorimi i gjuhës shqipe?;
•A nuk dinë të përkthejnë në gjuhën amtare apo nuk duan?;
•A nuk ju premton afati kohor që në fund të vitit të avancojnë punëtorët e “dëgjueshëm”që kënaqin egon e tyre me paditurin e tyre, por shumë të denjë dhe të aftë për të realizuar urdhëratë e tyre mbrapsht?
Të nderuar, kjo kohë e këtyre “ drejtorëve” është duke kaluar. Duhet kuptuar deshëm apo nuk deshëm. Por, sërish mbetet për tu parë!
Ushtruesi i detyrës Drejtor i qendrës për kulturë Artan Arsllani,(kuadër i Alternatives) në kompetencë të së cilit është shpallja e konkursit publik për punësime në institucionin përkatës, në bazën juridike të shpalljes së konkursit publik për dhënës shërbimi (kustos-thirrje e vendit të punës), është thirrur në “Vendim të Gjykatës Kushtetuese”, për të shpallur konkursin. Mëkat, ç’farë udhëheqës kemi në qendrën për kulturë.
Të nderuar opinionist dhe njohës të ligjeve, a keni dëgjuar për një kompetencë të tillë të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut?, apo është diçka që ka ndodhur dhe nuk e kemi dëgjuar?! Mos vallë ka ndryshuar parimi kushtetutshmërisë së Gjykatës Kushtetuese?!
Mund edhe kjo të ndodhë duke heshtur!
Shkeljet ligjore, dhe diskriminimet ndaj nëpunësve brenda Qendrës për kulturë nga ana e drejtorit nuk kanë të ndalur edhe gjatë zbatimit të procedurës për avancim të nëpunësve, pasi i njëjti formon komision në kuadër të Agjencionit për nëpunësi administrativ në përbërje prej 5 anëtarëve që të gjithë i takojnë përkatësisë maqedonase edhe pse kandidatët janë të gjithë shqiptarë. Veprim që paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të Amandamentit VI – të, të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili Amandament garanton dhe obligon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të përkatësive etnike në vend në të gjitha instancat e institucioneve shtetërore në vend. Por Drejtori i “guximshëm” pa asnjë ndërgjegje edhe këta shkelje i bën, pasi nuk ka nga kush të thirret në përgjegjësi për veprimet antiligjore, pasi shoqëria hesht!
Vini re: Konkurset e lartë shënuara janë shpallur paralelisht me konkursin publik të shpallur nga Ministria e kulturës për zgjedhjen e Drejtorit të qendrës për kulturë “Ilo Anteski-Smok”-Tetovë. Veprim që është në kundërshtim me ligjin, pasi paraqet konflikt të interesave!
Lutje
Të nderuara media elektronike e të shkruara, të nderuar opinionist, nëpunësa shtetëror e administrativ, student të diplomuar e që pritni për tu punësuar, ju lutemi të ngremë zërin kudër udhëheqësve të dështuar, të paditur e të korruptuar, duke mos lejuar që me heshtjen tanë të na udhëheqin, duke menduar se dinë të na udhëheqin dhe mund të na udhëheqin, duke menduar se na nuk e dimë se nuk din të udhëheqin dhe nuk munden, se nuk dinë! Duke denoncuar pa shpifur, ta kthejmë dinjitetin institucioneve shtetërore dhe vlerat e shoqërisë, Heshtja është dorëzim, humbje, pajtim me të keqen, kontribues, pjesëmarrës dhe ndihmës i së keqes.
Dëshmi:
-Fotografi nga shpallja publike ku shihet teksti për mosrespektim e dygjuhësisë;
-Bazën juridike në thirrjen e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për konkursin publik të shpallur në gazetat ditore, (Koha, Lajm, Slloboden Peçat).
-Aktvendim për formimin e komisionit për zbatimin e procedurës për avancimin e nëpunësve administartiv në konkursin e brendshëm nr.01/2020.
Shpresojmë se ky denoncim do të aktualizohet nga ata që janë kompetentë për të bërë publike problematikat aktuale, nga të cilët preokupohet rinia e shoqëria. Ndërsa ndaj atyre që nuk “Dinë”, por korruptohen dhe diskriminojnë, të shqiptohen sanksionet adekuate në bazë të Ligjit!
DENONCO, MOS SHPIF!
MBRO VLERAT E SHOQËRISË, KTHE SHPRESËN PËR JETË, SEPSE MUNDESH!
RUAJ VLERAT INSTITUCIONALE!
Denoncues… Anonim