Mehmeti: Elita maqedonase ka mendësi serbe

Publicisti Kim Mehmeti, duke folur për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se nuk duhet harruar që Maqedonia kryeqendër e ka Beogradin.

“Kush nuk e ka kuptuar këtë kot që merret me politikë. Edhe tani, elitat maqedonase në përgjithësi ato kanë mendësi serbe, nuk kanë mendësi tjetër, që armiqtë tonë janë shqiptarët dhe bullgarët, dhe nuk dinë tjetër, ndërsa shpëtimtari ynë është Beogradi.

Dhe, zgjidhja është kjo. Ne assesi nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të lidhen me njëri tjetrin, assesi nuk duhet të lejojmë që Shkupi të lidhet me Tiranën”, u shpreh publicisti Mehmeti.

Ai tha se jo rastësisht rruga e vetme e re është me Beogradin.

“Sepse ata gjithmonë kanë dashur që shqiptari me shqiptari të jenë sa më larg. Absurdi është se ne shqiptarët e Maqedonisë e kemi ndihmuar këtë”, tha më tej Mehmeti.