Mehmeti: Albin Kurti është heroi i kohës së sotme, Rama më mirë ndihet kur e takon Vuçiqin se sa kryeministrin e Kosovës

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti, ka folur për shumë çështje. Ndër të tjera ai ka thënë se zgjedhjet e fundit elektorale në Kosovë prodhuan një rezultat të dëshirës së rinisë së Kosovës.
“Në këto zgjedhje rinia kosovare u vu kundër pushtetit”, tha Mehmeti.

Kjo pasi sipas tij, “shteti në Kosovë ishte në shërbim të pushtetit”.
Ai nuk ka hezituar të lavdërojë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, pa hezituar t’i jep epitetet më të larta qytetare.
“Albin Kurti, është heroi i kohës së sotme”, tha Mehmeti.

Krejtësisht ndryshe prej Kurtit, ka folur për Edi Ramën kryeministër i Shqipërisë.
”Edi Rama më mirë ndihet kur e takon Vuçiqin se sa kryeministrin e Kosovës”, ka thënë Mehmeti.
Si rrjedhojë e politikave të gabuara, tha më tej Mehmeti, në Shqipëri patriotizmi konsiderohet si primitivizëm, ndërsa në Kosovë ai është një vlerë.

Mehmeti në këtë intervistë, s’ka denjuar fare që të kursej as politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
“Në librat në Maqedoni thuhet së shqiptarët janë me prejardhje vllehe dhe rome! Me shqiptarët në pushtet në Maqedoni u botua enciklopedia ku thuhet se shqiptaret janë monstra”, ka thënë Mehmeti.